Studio‎ > ‎

Cfare eshte www.LLOGJIKA.com?

Normalisht ju mund t'ia dilni mbane problemeve vete me ndihmen e miqve dhe familjareve. Por nganjehere keni nevoje per nje ndihme te specializuar, nje profesionist tek i cili mund te mbeshteteni.

Ky eshte momenti per t'iu drejtuar nje Psikologu te licensuar. Bazuar ne statistika mbi 22 % e shoqerise se civilizuar konsulton te pakten nje here nje Psikolog profesionist.

Llogjika.com eshte perfaqesimi elektronik i Studios se Konsulences Psikologjike "One Heart" e cilia aplikon prej shume vitesh me sukses ne Tirane terapine familjare, ne cift apo personale me ndihmen e psikologeve me ne ze ne Shqiperi dhe me konsulence te vazhdueshme nga psikologe te specializuar nga gjithe Bota.

 

Perse "www.llogjika.com" ne internet?

Llogjika.com u krijua pas nje eksperience afatgjate praktikimi ne fushen e psikologjise dhe psikiatrise. Nje nder fenomenet madhore qe u vune re gjate ketyre viteve ishte veshtiresia e pranimit te deshires per konsulence dhe deshira ekstreme per te qene anonime ne kete proces. Per kete arsye u mendua te krijohej nje kend i vecante i kesaj studioje e cila te funksiononte ne anonimitet pothuaj te plote, sic eshte karakteristike e veprimtarise online dhe ne kete menyre te mund ti hapte dyert dhe te ndihmonte te gjithe ata persona te cilet kane nevoje vertete per ndihme por evitojne nje kerkese ndihme per arsye te ndryshme personale apo familjare qe kane te bejne me turpin, tabute apo friken nga e panjohura.​

 

Terapia e Shkrimit & Ju

Terapia e Shkrimit i pershtatet me se miri ketij procesi anonim dhe njekohesisht kurativ qe ne po prezantojme tek ju per here te pare ne Shqiperi.

Njerezit qe perfshihen ne terapine e shkrimit e pershkruajne si nje eksperience pozitive. Nje studim me i hershem qe vleresonte terapine e shkrimit si metode terapie vertetoi se ish nje menyre e mire per te zgjidhur problemet dhe per tu bere te vetedijshem (Philips, 1977).  Ne pergjithesi, pjesemarresit raportuan se ishin prekur pozitivisht nga terapia. Ata u bene me te pranueshem, me aktive dhe me pak te varur nga normat dhe presioni social. (Philips, 1977).

​Terapia e shkrimit shprehes eshte nje metode e thjeshte dhe konveniente per te ndihmuar zgjidhjen e streseve ne maredhenie te ndryshme. Ju mund te perfshiheni ne terapine e shrimit shprehes sa here qe keni mundesi apo kohe. Qofte se po kaloni nje ndarje te veshtire apo keni deshire te ruani nje marredhenie te shendeteshme, shkrimi sjell ndjenjat tuaja me te thella ne siperfaqe dhe ju ndihmon te kuptoni me mire vetveten, partenerin tuaj si dhe situaten aktuale.